24 Korrik 2024, 16:32
Nga M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka njoftuar sot se për të dytin vit radhazi janë hapur aplikimet e punonjësve të administratës publike për të përfituar kredi të lehtësuara për banesa. Me anë të një vieoje të postuar në rrjetet sociale, Spiropali thotë se në bazë të vendimit të 19 qershorit 2024 të Këshillit të Ministrave, janë 300 kuota për kredi të lehtësuara për administratën publike ku përfitues do jenë arsimtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarakë, punonjës të gardës, veterinerë, etj. Ajo bëri me dije se aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 14 gusht 2024.
“90 nga kuotat do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ditën e djeshme solla në vëmendje rastin e Florinit, punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër, bashkëshort dhe babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh bashkë me familjen e tij.. Kemi po ashtu rastin e doktoreshë Blertës, bashkëshortit dhe dy binjakët e sapoardhur në jetë e cila rezultoi fituese nga faza e pare e programit të kredive.
Aplikimi kryhet online përmes portalit unik e-albania dhe do të qëndrojë i hapur deri në 14 gusht. Kjo do t’u mundësojë punonjësve të administratës aplikim të shpejtë dhe të lehtë, me një procedurë që përfundon në pak minuta. Si qeveri jemi të vendosur për t’i dhënë mbështetjeje afatgjatë familjeve të reja të atyre që i shërbejnë pa u lodhur qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Spiropali.
elisa spiropali
Politike
24 Korrik 2024, 16:07
M.B
Drejtuesja e SASPAC dhe Ilir Beqaj
TIRANA- Drejtuesja aktuale e SASPAC Jona Suli, u pyet nga deputetët në Komisionin për Integrimi...
Politike
24 Korrik 2024, 14:51
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha sot për gazetarët se orët në vijim janë v...
Politike
24 Korrik 2024, 14:34
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grup...
Politike
24 Korrik 2024, 14:11
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Europian ka publikuar raportin "Sundimi i Ligjit 2024", për më shumë se 30 shtete në Europë...
Politike
24 Korrik 2024, 14:28
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Komisioni hetimor në lidhje me të dhënët e TIMS, mbylli dhe punimet dje teksa sot kryetari i komisioni Ervi...
Politike
24 Korrik 2024, 13:52
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi, debatoi me socialistët në lidhje me ligjin p...
Politike
24 Korrik 2024, 13:29
r.ll
indrit sefa dhe lulzim basha
TIRANË- Avokati Indrit Sefa ka njoftuar mbrëmë dorëheqjen e tij si përfaqësuesi ligjor i Lulzim ...
Politike
24 Korrik 2024, 13:02
M.B
Fatos Tushe
TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për ...
Politike
24 Korrik 2024, 12:27
r.ll
erion veliaj, bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferenc&e...
Politike
24 Korrik 2024, 12:30
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në ...