24 Korrik 2024, 17:27
Nga M.B
Ilir Beqaj
VLORA- SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Politike
24 Korrik 2024, 17:10
S.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve theksoi detyrimin e komisionit për transparencë ndaj ...
Politike
24 Korrik 2024, 17:08
N.F
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kryetari i lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisi...
Politike
24 Korrik 2024, 17:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar lidhur me reformën zgjedhore, ndërsa për herë t&eum...
Politike
24 Korrik 2024, 16:32
N.F
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një postim në rrjetet e tij sociale ku nuk është kursyer me reklamat e...
Politike
24 Korrik 2024, 16:43
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për...
Politike
24 Korrik 2024, 16:39
M.B
Foto nga komisioni
TIRANA- Në mbledhjen e në Komisionit të Ligjeve deputeti demokrat Dashnor Sula ka shprehur kritika për draftin ...
Politike
24 Korrik 2024, 16:32
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka njoftuar sot se për të dytin ...
Politike
24 Korrik 2024, 16:07
M.B
Drejtuesja e SASPAC dhe Ilir Beqaj
TIRANA- Drejtuesja aktuale e SASPAC Jona Suli, u pyet nga deputetët në Komisionin për Integrimi...
Politike
24 Korrik 2024, 14:51
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha sot për gazetarët se orët në vijim janë v...
Politike
24 Korrik 2024, 14:34
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grup...