Aktualitet

Akuzohen për abuzim seksual prej muajsh me një vajzë të mitur, arrestohen dy persona në Maliq

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë policisë këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

24 Korrik 2024, 09:16 Nga r.ll
Akuzohen për abuzim seksual prej muajsh me një vajzë të
foto ilustruese

MALIQ- Një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar raportohet se janë arrestuar në Maliq, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. 

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë policisë këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

policia e korce maliq abuzim seksual

Sondazh

Poll