Aktualitet

Instalohen radarë shpejtësie në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar

Sipas Policisë radarët janë instaluar për të mbrojtur jetët e qytetarëve si dhe për të siguruar një lëvizje të sigurtë.

23 Korrik 2024, 18:24 Nga S.B
Instalohen radarë shpejtësie në aksin e ri rrugor
pamje nga ngjarja

THUMANË- Policia Rrugore ka njoftuar se në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar, janë vendosur radarë shpejtësie. Sipas Policisë radarët janë instaluar për të mbrojtur jetët e qytetarëve si dhe për të siguruar një lëvizje të sigurtë.

Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e kufijve të shpejtëisë, pasi çdo shkelje e tyre mund të ketë pasoja të rënda.

Njoftimi i plotë:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!

thumane kashar radare ne autorstade

Sondazh

Poll