Aktualitet

"Do të vijojmë me protestat!" Policia e Korçës anulon gjobat e vendosura dje ndaj fermerëve

Po ashtu mësohet se fermerët do të vazhdojnë me protestat e tyre duke thënë se do të ndodhë deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat.

23 Korrik 2024, 13:10 Nga M.B
"Do të vijojmë me protestat!" Policia e Korçës
Protesta e fermerëve

KORÇA- Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan me mjetet e tyre në rrugë. Këtë e kanë bërë të ditur vetë fermerët. Gjobat varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Po ashtu mësohet se fermerët do të vazhdojnë me protestat e tyre duke thënë se do të ndodhë deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat.

protesta e fermereve

Sondazh

Poll