Aktualitet

E thirri te makina dhe më pas e qëlloi me armë në mes të rrugës, dalin pamjet nga plagosja e 70-vjeçarit në Durrës, shkak u bë një borxh i pashlyer (FOTO)

Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit ku më pas autori i dyshuar ka marrë aktin e rëndë. 31-vjeçari duhet në kamerat e sigurisë që i afrohet me automjet rreth orës 19:30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ku më pas është konfliktuar me 70-vjeçarin. I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij

23 Korrik 2024, 13:55 Nga N.F
E thirri te makina dhe më pas e qëlloi me armë në mes
Pamjet e kamerave

DURRËS- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak ditë më parë në Durrës ku 31-vjeçar Adil Hizdri qëlloi me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda. Ndërkohë sot kanë dalë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë nga momenti i plagosjes.

Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit ku më pas autori i dyshuar ka marrë aktin e rëndë. 31-vjeçari duhet në kamerat e sigurisë që i afrohet me automjet rreth orës 19:30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ku më pas është konfliktuar me 70-vjeçarin. I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij. Më pas autori ka shkuar në automjetin e ndaluar në mes të rrugës dhe ka marrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të Hundës të cilin e kanë kapur dy plumba.


Një patrullë policore e shërbimeve operacionale dhe atyre Shqiponja që ndodhej në zonë ka reaguar në kohë duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes. Në polici ai ka pranuar autorësinë e plagosjes dhe motivin e krimit. Policia gjeti në brendësi të lokalit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në polici është shoqëruar edhe një 56 vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

 

durres plagosje

Sondazh

Poll