Aktualitet

U fut për tu larë në det dhe pësoi arrest kardiak, humb jetë 60-vjeçari në plazhin e Pish Poros

Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

23 Korrik 2024, 13:19 Nga E. D
U fut për tu larë në det dhe pësoi arrest kardiak, humb
fotot ilustruese

FIER- Një 60-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në plazhin e Pish Poros dhe për pasojë ka humbur jetën. Konkretish 60-vjeçari me iniciale F.B rreth orës 12:15 është futur në det për tu larë. Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

plazhi i pish poros

Sondazh

Poll