Sport

VIDEO / Daku rikthehet në kampionat dhe gjen golin e parë të sezonit të ri!

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4, me Rubin Kazan që e nis sezonin 2024-2025 me fitore.

23 Korrik 2024, 00:17 Nga DOSJA
VIDEO / Daku rikthehet në kampionat dhe gjen golin e parë të

RUSI - Rubin Kazan e nis me fitore sezonin e ri të Premier League-s ruse, ku protagonistë në tre gola të fitores 2-4 ishin dy shqiptarë, Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj. Daku gjeti rrugën drejt rrjetës, që në takimin e javës së parë, me Rubin Kazan që po ndeshet në transfertë me ekipin e Pari NN.

Ndërsa vendasit mbanin avantazhin 1-0, Daku gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 5’, duke i dhënë barazimin e përkohshëm skuadrës së Rubin Kazan.


Në minutën e 33’ Rubin Kazan përmbysi rezultatin, me Dakun që sërish ishte protagonist, këtë herë duke dhuruar asist për Zotov.


Teksa në minutën e 42’ sulmuesi me origjinë shqiptare , Shabanhaxhaj dhuroi asist për Vada-n, duke thelluar avantazhin e Rubin Kazan. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4, me Rubin Kazan që e nis sezonin 2024-2025 me fitore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll