Sport

VIDEO / Ndodh rrallë, finalja e tenisit sjell konfrontimin e lojtarëve!

Në fund lojtarët shkojnë ballë për ballë njëri-tjetrit, duke detyruar gjyqtarin e lojës të zbresë nga karrigia për t’i ndarë dhe evituar përplasjen fizike me duar. Në fund të takimit, një shtrëngim i ftohtë duarsh e asnjë fjalë.

22 Korrik 2024, 17:52 Nga DOSJA
VIDEO / Ndodh rrallë, finalja e tenisit sjell konfrontimin e

GJERMANI - Finalja e turneut të Hamburg për meshkuj në tenis ishte një betejë e vërtetë, si në fushë ashtu dhe jashtë saj.

Tenisti francez Arthur Fils fitoi 2-1 (6-2, 3-6, 7-6) ndaj gjermanit Alexander Zverev, një ndeshje që zgjati 3 orë e 30 minuta.

Gjithsesi, ajo që ra në sy ishte debati që dy tenistët patën gjatë gjithë ndeshjes mes tyre.

<blockquote class="twitter-tweet" data-media-max-width="560"><p lang="fr" dir="ltr">La poignée de main glaciale entre Zverev et Arthur Fils à Hambourg<a href="https://t.co/SRjAPQz3DB">pic.twitter.com/SRjAPQz3DB</a> <a href="https://t.co/hGjx0E2VWL">https://t.co/hGjx0E2VWL</a></p>&mdash; TennisTemple (@tennistemple) <a href="https://twitter.com/tennistemple/status/1815068259202351449?ref_src=twsrc%5Etfw">July 21, 2024</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Fjalori u ulët nuk mungoi, aq sa në fund ata u përballën fizikisht. Gjërat mund të kishin degraduar edhe më keq nëse nuk do të ndërhynte gjyqtari i sfidës.

Duke qenë se luhej në Gjermani, shtëpinë e Zverev, tenisti francez kishte edhe publikun kundër, ndaj hera-herës kërkonte edhe mbështetjen e tij.

Zverev gjithashtu i drejtohet lojtarit me fjalë dhe feston fort pas çdo pikë. Në fund lojtarët shkojnë ballë për ballë njëri-tjetrit, duke detyruar gjyqtarin e lojës të zbresë nga karrigia për t’i ndarë dhe evituar përplasjen fizike me duar. Në fund të takimit, një shtrëngim i ftohtë duarsh e asnjë fjalë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll