Sport

Iordanescu nuk bie dakord me federatën, largohet nga Rumania!

Pas diskutimeve, Federata Rumune e Futbollit kupton dhe respekton vendimin e Eduard Iordanescut për të marrë një pushim.

22 Korrik 2024, 16:06 Nga DOSJA
Iordanescu nuk bie dakord me federatën, largohet nga Rumania!

RUMANI - Edward Iordanescu nuk është më trajner i Rumanisë. Federata Rumune e Ftubollit njoftoi lamtumirën e përzgjedhësit vetë pak javë pas përfundimit të Evropianit (u eliminua nga Holanda në fazën e 1/8-ave). Në fakt, Federata Rumune ishte pro vijimit të bashkëpunimit, por Iordanescu nuk pranoi të rinovonte kontratën edhe për katër vite të tjera (kontrata aktuale i skadon në fund të korrikut). Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp:

“Edward Iordănescu, të cilit kontrata i skadon në fund të korrikut, nuk do të vazhdojë në kombëtaren rumune. Pas diskutimeve, Federata Rumune e Futbollit kupton dhe respekton vendimin e Eduard Iordanescut për të marrë një pushim. Faleminderit për punën tuaj, për përkushtimin tuaj në këtë periudhë sfiduese dhe për rezultatet e arritura në ekipin kombëtar! Ju urojmë shumë suksese në projektet tuaja të ardhshme, duke besuar se emri Eduard Iordanescu do të vazhdojë të ketë një ndikim pozitiv në futbollin rumun në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll