Sport

Kinema, fushë futbolli, pishinë, 8 dhoma gjumi dhe 11 banja: rezidenca luksoze e Kylian Mbappe në Madrid...

Ylli francez bleu shtëpinë e Gareth Bale, në lagjen La Finca, për 10.7 milionë euro.

22 Korrik 2024, 22:43 Nga DOSJA
Kinema, fushë futbolli, pishinë, 8 dhoma gjumi dhe 11 banja: rezidenca

SPANJE - Pak ditë pas performancës apoteotike në ‘Santiago Bernabéu’, Kylian Mbappé u përpoq të gjente një shtëpi në Madrid dhe sipas gazetës 'Mirror', zgjedhja e sulmuesit francez ra në pallatin në lagjen ekskluzive të La Finca, që i përkiste Gareth Bale, ish-futbollisti i Merenges që në verën e vitit 2022 u largua nga kryeqyteti spanjol për në LA Galaxy, ku do të mbyllte karrierën.

Mbappé thuhet se ka paguar rreth 10.7 milionë euro për shtëpinë, e vendosur rreth 13 kilometra nga qendra e qytetit. Shtëpia ka 8 dhoma gjumi, 11 banja, disa tarraca, një dhomë kinemaje, pishinë dhe garazh për 8 makina.

Por prona ka gjithashtu një fushë futbolli, një fushë basketbolli, një zonë golfi, si dhe masa shumë të rrepta sigurie rreth perimetrit, të cilat përfshijnë porta, kamera, teknologji të njohjes së fytyrës dhe alarme të lidhura me policinë spanjole.

Një parajsë për ata që kërkojnë “qetësinë, ekskluzivitetin, konfidencialitetin dhe mbi të gjitha sigurinë”, sipas agjencisë që kishte pronën për shitje. 

Mbappé, i cili në Paris jetonte në një shtëpi me pamje nga Kulla Eifel, e vlerësuar 8.3 milionë euro, u zhvendos në një lagje, që u zgjodh edhe nga futbollistë të tjerë që luanin për Real Madridin, si Toni Kroos, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

Një imazh satelitor tregon se shtëpia e Mbappé është në një truall prej 3.000 m2, me sipërfaqe të banueshme rreth 1.100 m2. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll