Sport

Rikthimi në ishull... Aston Villa, e interesuar për polivalentin portugez João Félix

Skuadra angleze pritet të bëjë një lëvizje për portugezin pas përfundimit të shitjes së Moussa Diaby Një tjetër klub po hyn në garë për João Félix.

22 Korrik 2024, 16:21 Nga DOSJA
Rikthimi në ishull... Aston Villa, e interesuar për polivalentin

ANGLI - Sipas gazetës angleze The Guardian, Aston Villa do të jetë e interesuar të llogarisë shërbimet e portugezit sezonin e ardhshëm.

I njëjti burim shton se lojtari 24-vjeçar kënaq trajnerin spanjol, Unai Emery, i cili I admiron lojtarët e aftë për të luajtur në të gjitha pozicionet sulmuese.

Gjithsesi mësohet se edhe skuadra e Birminghamit më pas do të përgatisë një sulm për ish-lojtarin e Benfica-s, por fillimisht duhet të përfundojë shitja e Moussa Diaby .

Marrëveshja mund të vuloset për një vlerë prej rreth 55 milionë euro

Me një qëndrim në Atlético Madrid, me të cilin ai ka një kontratë deri në vitin 2027, jashtë diskutimit dhe një rikthim në Barcelonë po bëhet gjithnjë e më pak i mundshëm, një kalim në Premier League mund të jetë në interesin e sulmuesit, i cili gjithashtu është synuar nga ish skuadra e tij, Benfica.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll