Sport

Pse futbolli është sporti që fillon para hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”?

Perdja e ceremonisë së Olimpiadës hapet të premten, më 26 korrik, por dy ditë para do të nisin garat e tyre sporte si hendbolli, regbi dhe futbolli

22 Korrik 2024, 14:13 Nga DOSJA
Pse futbolli është sporti që fillon para hapjes së

FRANCE - Edicioni i tridhjetë e tretë i Lojërave Olimpike do të mbahet në Paris, nga data 26 korrik, me ceremoninë e hapjes ku vlen të veçohet parakalimi i sportistëve, të cilët këtë vit do të ecin me varka përgjatë lumit Sena, deri më 11 gusht, ku do të bëhet edhe ceremonia e mbylljes.

Megjithatë, pse regbi, hendbolli dhe futbolli, i fillojnë garat e tyre më 24 korrik? Disiplina e futbollit për meshkuj do të nisë garat të mërkurën më 24 korrik, ndërsa ajo e femrave një ditë më vonë, të enjten më 25 korrik. 

Arsyeja kryesore pse kjo disiplinë fillon para hapjes është shumë e thjeshtë, pasi nëse ato nisin në datën 26, nuk do të kishte kohë që ndeshjet të përfundonin para ceremonisë së mbylljes.

Vendet që do të garojnë në këto Lojëra Olimpike në sportin e futbollit do të jenë 16 skuadra në seksionin e meshkujve, krahasuar me 12 vendet që do ta bëjnë këtë në futbollin e femrave.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh që çdo skuadër duhet të ketë të paktën dy ditë pushim ndërmjet çdo ndeshjeje për të lehtësuar rikuperimin e anëtarëve të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2024, 10:54

ZYRTARE/ Largohet legjenda e Barçës...

SPANJE - Cikli i Rafa Márquez te Barcelona ka përfunduar. Pas shtatë vitesh në Katalonjë si futbollist dhe dy të tjera...