Sport

Jo vetëm Ciro Immobile, Besiktasi kërkon edhe një madrilen në radhët e saj…

Besiktasi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi përforcuan sulmin me Ciro Immobilen, drejtuesit e klubit turk po tentojnë edhe një afrim nga PSG.

22 Korrik 2024, 13:25 Nga DOSJA
Jo vetëm Ciro Immobile, Besiktasi kërkon edhe një madrilen

TURQI - Objektivi i madh është Marco Asensio, i cili verën e kaluar u transferua si lojtar i lirë nga Reali i Madridit te kampionët e Francës.

Sulmuesi i djathtë spanjol nuk ka arritur të përshtatet mirë në Francë, teksa ka hasur vështirësi të shumta për të fituar një fanelë titullari. Kësisoj 28-vjeçari ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez, dëshirë të cilën tekniku Luis Enrique e ka pranuar.

Bardhezinjtë nga Stambolli, të cilën i sigurojnë një fanelë titullari “xholit” ofensiv, do të provojnë huazimin e tij, në një skuadër ku luajnë edhe dy shqiptarët Milot Rashica dhe Ernest Muçi, duke e bërë rivalitetin akoma më të madh.

Së shpejti do të nisin bisedimet mes palëve. PSG kërkon para të thata dhe shitjen e Asensios, por mund të pranojë edhe huazimin me detyrim blerjeje nga Besiktasi. Për një shumë që duhet përcaktuar në vijim. Kartoni i futbollistit nga Mallorca vlerësohet rreth 20-25 mln. euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2024, 10:54

ZYRTARE/ Largohet legjenda e Barçës...

SPANJE - Cikli i Rafa Márquez te Barcelona ka përfunduar. Pas shtatë vitesh në Katalonjë si futbollist dhe dy të tjera...

Sport 22 Korrik 2024, 09:58

Jadon Sancho, pista e re sulmuese për PSG

FRANCE - PSG nuk e ka braktisur ende idenë e rekrutimit të Khvicha Kvaratskhelia (Napoli), por drejtuesit parizienë po ecin përpar...