Aktualitet

Dhunoi psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten, AMP arreston efektivin e policisë në Tiranë

Sipas informacioneve ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

22 Korrik 2024, 16:12 Nga r.ll
Dhunoi psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten, AMP arreston efektivin
amp

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete. 

Punonjësi i policisë akuzohet për kryerjen e veprës penale "Dhunë në familje”. Sipas informacioneve ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

amp tirane

Sondazh

Poll