22 Korrik 2024, 11:11
Nga E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë arrestaur për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale si "Dhuna në familje", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
T. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj; K. M., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij të mitur 17 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal. Këta dy shtetas dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata; E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. C., 44 vjeçe, dhe A. C., 26 vjeç, (nënë e bir), të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.
policia e tiranes
Aktualitet
22 Korrik 2024, 11:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mjekët e spitalit Onkologjik të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do t&e...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 10:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fondi Shqiptar shpalli dy tendera të majmë me vlerë 14 milionë euro, të cilët nuk do të zhv...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 10:15
E. D
pamje nga vendngjarja
FIER- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Ndërkoh&...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 10:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zhvillimet pozitive në turizëm nuk janë duke nxitur prodhimin bujqësor, pasi nevojat shtesë për t&eum...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 09:59
M.B
Xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës
TIRANA- Gruaja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK p&eum...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 09:44
E. D
pamje nga vendngjarja
MEMALIAJ- 27 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin me 3 të vrarë në Memaliaj. Bëhet me ...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 09:31
M.B
Protesta
MALIQ- Fermerët në zonën e Maliqit po protestojnë sot për shkak të mungesës së tregut për prodhi...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 08:58
M.B
Foto ilustruese
MIRDITË- Flakët kanë pëfshirë masivin pyjor të fshatit Shmri në Orosh të Mirditës. Më...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 08:52
M.B
Foto ilustruese
LAZARAT- Një vatër zjarri është regjistruar në një parcelë të mbjellë me arra në...
Aktualitet
22 Korrik 2024, 08:45
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar. Bë...