Aktualitet

Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkaktohen dëme të shumta materiale

Ndërkohë që kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës.

22 Korrik 2024, 10:15 Nga E. D
Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët banesa në
pamje nga vendngjarja

FIER- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Ndërkohë që kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Gjithashtu në momentin kur ka rënë zjarri në banesë njerëzit nuk ndodheshin aty. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll