Aktualitet

Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, 36 persona nga ekipet e ndërhyrjes të angazhuar për shuarjen

Gjithashtu mësohet se terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi.

22 Korrik 2024, 08:58 Nga M.B
Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, 36 persona nga
Foto ilustruese

MIRDITË- Flakët kanë pëfshirë masivin pyjor të fshatit Shmri në Orosh të Mirditës. Mësohet se flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Nga ana e strukturave të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektiv të FA. Gjithashtu mësohet se terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi.

zjarr ne mirdite

Sondazh

Poll