Aktualitet

Aksident në Greqi/ Plagoset 62-vjeçari, makina e tërheq zvarrë shqiptar, transportohet menjëherë në spital

 Bëhet fjalë për 62-vjeçarin shqiptar i cili u përplas nga drejtuesi i një fuoristrade teksa po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke e tërhequr zvarrë të moshuarin nga trotuari. 

22 Korrik 2024, 08:45 Nga E. D
Aksident në Greqi/ Plagoset 62-vjeçari, makina e tërheq
fotot ilustruese

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin shqiptar i cili u përplas nga drejtuesi i një fuoristrade teksa po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke e tërhequr zvarrë të moshuarin nga trotuari. 

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.

62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.

 

aksident ne greqi

Sondazh

Poll