Aktualitet

FOTO/ Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar, mbërrijnë në SPAK, gruaja dhe xhaxhai

Mësohet se bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00.

22 Korrik 2024, 09:59 Nga M.B
FOTO/ Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar, mbërrijnë në
Xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës

TIRANA- Gruaja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të dhënë dëshmi. Mësohet se bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. 

spak

Sondazh

Poll