Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Laç-Fushë Krujë, shkak i zjarrit një defekt elektrik

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se makina është djegur për shkak të një defekti elektrik.

20 Korrik 2024, 15:11 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në autostradën
Zjarri

FUSHË KRUJË- Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Laç-Fushë Krujë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit dhe nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se makina është djegur për shkak të një defekti elektrik. Ndërkohë janë shpërndarë edhe pamje nga momenti kur makina është nën "pushtetin" e flakëve.

zjarr fushe kruje makine

Sondazh

Poll