Aktualitet

"Mjaftojnë kaq vota për të bërë diferencën?" Në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë 252 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit

Sipas njoftimit të KQZ-së në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36.

20 Korrik 2024, 14:42 Nga r.ll
"Mjaftojnë kaq vota për të bërë
bashkia

HIMARË- Pak më herët Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se ka miratuar fletët e votimit të zgjedhjeve të 4 gushtit në bashkinë e Himarës. Sipas njoftimit të KQZ-së në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36. Bëhet me dije se numri i fletëve të votimit që do prodhohen për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë do të jetë 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, konkretisht 23.535. 

Në njoftimin e KQZ tërheq vëmendjen numri i votuesve i cili tregon se janë gjithsej 252 votues nga zgjedhjet e fundit në bashki të mbajtura në 14 maj 2023. 

"Qenkan shtuan 252 votues në Himarë... Çne? Si mendoni ju? Mjaftojnë kaq vota për të bërë diferencën?", thuhet në postimin e faqes "Disidentët" në Facebook. 

Ndërkohë dy kandidatët për drejtimin e bashkisë së Himarës, janë Vangjel Tavo nga radhët e PS dhe Petro Gjikuria nga opozita.

zgjedhjet ne himare kqz

Sondazh

Poll