Aktualitet

Mbante fshehurazi armë, municion e kanabis në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Gjithashtu 30-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.

20 Korrik 2024, 12:23 Nga S.B
Mbante fshehurazi armë, municion e kanabis në shtëpi, arrestohet
pamje nga ngjarja

VLORË- Arrestohet një 30-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 30-vjeçari A.H mbante fshehur në shtëpinë e tij armë pa leje.

Bëhet me dije se në shtëpinë e të riut u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi. Gjithashtu 30-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 19”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

30-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes. Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe lënda narkotike.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, se një shtetas mbante armë në banesën e tij, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 19”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar fillimisht në automjetin që ky shtetas lëvizte në momentin e arrestimit, në çantën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kanabis.

Nga kontrolli i mëtejshëm në banesën e 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore arme

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2024, 07:58 r.ll

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

foto ilustruese TIRANË- Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që...