Aktualitet

Ndërron jetë në burg, Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në Don Bosko

32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Dyshohet se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.

20 Korrik 2024, 14:58 Nga N.F
Ndërron jetë në burg, Andrea Bregasi, autori i atentatit të
Andrea Bregasi

TIRANË- Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Dyshohet se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.

Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. 


Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

andrea bregasi

Sondazh

Poll