Aktualitet

Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli/ Enea Thomarai në gjendje kome, lufton për jetën në spital

Sipas mjekëve fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë dhe shpesh fatal.

20 Korrik 2024, 13:55 Nga S.B
Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli/ Enea Thomarai
Xhovana dhe Alda Nikolli

ELBASAN- 29-vjeçari Enea Thomarai i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i tritolit në derën e fqinjës së tij në Elbasan, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se i riu është në gjendje kome për shkak të dëmtimeve të marra në kokë.

Sipas mjekëve fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë dhe shpesh fatal. Thomarai mbeti i plagosur para disa ditësh, pasi në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli u vu tritol i cili shpërtheu duke shkatërruar derën e shtëpisë.

Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për ngjarjen e fundit.

xhovana nikolli alda nikolli nuredin dumani elbasan

Sondazh

Poll