Art&Argëtim

Kurorën e “Miss Univers 2019” e rrëmben vajza me ngjyrë nga Afrika e Jugut, deklarata e saj po bën xhiron e botës (FOTO

9 Dhjetor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Kurorën e “Miss Univers 2019” e rrëmben vajza me

Gjerogji-Është zgjedhur për këtë vit “Mis Universe 2019”, dhe kurorën e ka marrë 26-vjeçarja  Zozibini Tunzi. Në konkursin që u mbajt në Atlanta të Gjeorgjisë, modelja me ngjyrë u emocionua teksa vuri në kokë kurorën e miss-it. Zozibini Tunzi është një modele dhe fituese e konkursit të bukurisë në Afrikën e Jugut, por tashmë ka triumfuar  me bukurinë e saj në të gjithë botën.

Zozibini Tunzi punon si aktiviste dhe punon për luftën kundër dhunës dhe kërkon barazi gjinore.  “Ajo punon si aktiviste dhe është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Bukuria natyrore është gjithashtu e rëndësishme për Tunzi, e cila beson se gratë duhet të “duan veten ashtu siç janë”, thuhet në webfaqen e “Miss Universe”.

Pas marrjes së çmimit ajo u shpreh: “Unë mendoj se jemi qeniet më të forta në botë dhe nuk duhet të heqim dorë nga asnjë mundësi.” Kjo deklaratë e saj tashmë po bën xhiron e botës.

Shqipëria, e cila përfaqësohej nga bukuroshja Cindy Marina, arriti të renditet në mesin e 20 femrave më të bukura.

Miss Univers 2019

Burimi: Insider

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz miss univers 2019] zozibini tunzi. miss univers 2019] zozibini tunzi.

Sondazh

Poll