Art&Argëtim

Ajsi Xhaxhaj rrëfen skenat më të sikletshme në prapaskenat e filmit: I kërkonim falje njëri- tjetrit para se të putheshim

8 Mars 2019, 14:48 Nga DOSJA
Ajsi Xhaxhaj rrëfen skenat më të sikletshme në prapaskenat e

Për “Gazeta shqiptare” Ajsi erdhi në një rrëfim ndryshe për të ndarë eksperiencat e saj si aktore dhe për të zbuluar detaje që s’i kemi ditur për të, përtej shkëlqimit në skenë. Xhaxhaj na tregon për momentet më qesharake kur xhirohej “Dashuria s’mjafton”, për dublat, për vështirësitë që has një aktor në realizimin e një karakteri, për çastin kur duhet të marrë një vendim brenda një kohe të shkurtër etj.

Sa i përket projekteve të fundit, Ajsi ndan me ne se është protagoniste në një film me zhanër komedi-romancë. E pyetur mbi xhirimet dhe prapaskenat më komike ajo tregoi:

“Sigurisht që skenat e puthjes. (qesh) Unë me Drilonin kemi një miqësi prej pesë vjetësh. Dhe kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin në një mënyrë ndryshe. Kur bëhej fjalë për skenat e puthjeve gjithmonë i kërkonim falje njëri-tjetrit më parë e më pas putheshim. Kjo ishte shumë qesharake.“- është shprehur Ajsi.

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ajsi xhaxhaj cfare ndodh ne backstage dashuria s'mjafton ajsi xhaxhaj cfare ndodh ne backstage dashuria s'mjafton

Sondazh

Poll