Politike

Ursula von der Leyen u rizgjodh presidente e KE/ Rama: Mezi pres të vazhdojmë punën për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor

Më tej Rama shtoi se mezi pret të vazhdojë punën me Presidenten e KE për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe të rajonit.

18 Korrik 2024, 19:42 Nga E. D
Ursula von der Leyen u rizgjodh presidente e KE/ Rama: Mezi pres të
Rdi Rama dhe Ursula Von Der Leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian. Rama përmes një postimi në "X" tha se Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Më tej Rama shtoi se mezi pret të vazhdojë punën me Presidenten e KE për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe të rajonit.

"Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor." tha Rama.

 

 

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll