Politike

“Burri jot ma solli, a punon në prokurore?”/ Bardhi përplaset me drejtuesen e seancës, Felaj: Po kaloni çdo nivel etike

Ndërkohë që Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej.

18 Korrik 2024, 18:34 Nga E. D
“Burri jot ma solli, a punon në prokurore?”/  Bardhi
Ermonela Felaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj teksa i drejtonte pyetjen Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj Felaj. 

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike

 gazment bardhi  ermonela felaj gent sejko

Sondazh

Poll