Art&Argëtim

VIDEO/ Si i ‘thyn’ meshkujt në mes? Kejvina tregon marifetet e joshjes: Imagjino të lodhem unë…

9 Dhjetor 2019, 10:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Si i ‘thyn’ meshkujt në mes? Kejvina tregon marifetet e

TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ka treguar taktitën që përdor ajo për të bërë meshkujt për vete.

E ftuar në emisionin “E diell”, përballë gazetarëve në rolin e ‘prokurorëve’, modelja tregoi se si meshkujt bien ‘në gjunjë’ përpara saj.

E pyetur se çfarë mënyrë përdor për t’i thyër meshkujt ‘në mes’, Kthella tha që nuk lodhet fare. Sipas modeles meshkujt janë vetë të thyer dhe ajo nuk k apse mundohet.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Kejvina, si i thye në mes këta meshkujt kështu ti?

Kejvina: Në fakt nuk lodhem fare që të thyej në mes asnjë lloj mashkulli

Gazetari: Janë vetë të thyer ata…

Kejvina: Janë çik të thyer, nuk lodhem fare

Gazetari: Imagjino të lodhesh ti..

Kejvina: E pra, imagjino të lodhem

Momenti në video pas minutës 07:30

Kejvina Kthella është në një lidhje me Redjan Rrajën, të vetmin person që është pas hekurave për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Lidhja e modeles me të arrestuarin u zbulua pasi kjo marrëdhënie është përdorur si alibi nga Rraja, teka i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa kohë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit i mohoi akuzat. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar bashkë me telefonin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella redjan rraja kejvina kthella redjan rraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Dhjetor 2019, 07:09

TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka nisur të gjejë fustanin e bardhë të nusërisë. Me anë të rubrikës “Ask me”në Instagram, Armina ka treguar se ka filluar t...