Art&Argëtim

“Prish 200 mijë lekë në ditë”, Kejvina Kthella hap faturat përballë ‘prokurorëve’, rrogën e mban sekret: Rroba t

9 Dhjetor 2019, 10:11 Nga DOSJA
“Prish 200 mijë lekë në ditë”, Kejvina Kthella

TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ka hapur ‘faturat’ një ditë më parë teksa ka treguar se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë. E ftuar në emisionin ‘E diell”, përballë gazetarëve në rolin e ‘prokurorëve’, modelja tregoi standartin e jetës që ndjek.

E pyetur për paratë që shpenzon në ditë ajo tha se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë, ndërsa rrogën preferoi ta mbante sekret.

Përsa u përket veshjeve, Kejvina u shpreh se nuk vesh rroba të përdorura pasi siç tregon ajo, është rritur në Itali dhe atje nuk shiten të tilla.

Pjesë nga biseda

Graciano Tagani: Sa lekë prish ti në ditë, përafërsisht?

Kejvina Kthella: Varet sa lekë kam në kuletë, mund të Prish 100 deri në 200 mijë lekë në ditë.

Graciano Tagani: Ou, sa e ke rrogën ti që prish 200 mijë lekë në ditë?

Kejvina Kthella: Sa e kam rrogën?! Këtë po e mbaj për vete

Graciano Tagani: Ok, po e bëjmë këtë me llogari.

Gazetari: A vesh rroba të përdorura ti?

Kejvina Kthella: Varet, nëse më pëlqen, vesh.

Gazetari: Më shumë të përdoruRa apo të reja?

Kejvina Kthella: Por unë jam rritur në Itali dhe atje nuk shesin. Atje shiten marka që mund të blihen nga të gjithë dhe unë do të vazhdoj të blej dhe të blej…

Momenti në video pas minutës 05:25

Kejvina Kthella është në një lidhje me Redjan Rrajën, të vetmin person që është pas hekurave për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Lidhja e modeles me të arrestuarin u zbulua pasi kjo marrëdhënie është përdorur si alibi nga Rraja, teka i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa kohë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit i mohoi akuzat. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar bashkë me telefonin.

Modelja bëri kërkesë për marrjen mbrapsht të tyre, por arriti të merrte vetëm telefonin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella redjan rraja kejvina kthella redjan rraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Dhjetor 2019, 07:09

TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka nisur të gjejë fustanin e bardhë të nusërisë. Me anë të rubrikës “Ask me”në Instagram, Armina ka treguar se ka filluar t...