Art&Argëtim

“Më kanë rënë në qafë”, Kejvina flet për policinë: Bëjnë xhiro në Bllok, ndalojnë kot

9 Dhjetor 2019, 07:24 Nga DOSJA
“Më kanë rënë në qafë”, Kejvina flet

TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ka shprehur mllefin që ndjen ndaj efektivëve të policisë. E ftuar në emisionin “E diell”, modelja u është përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarëve, ku njëra prej tyre ka qenë për policët.

Çfarë mendon kur shikon policët vërdallë?”- e pyet Ervin Kurti.

Çfarë mendoj unë kur shikoj policët….pff mendoj që bëjnë shumë xhiro vërdallë në Bllok. Të ndalojnë kot…,”- tha Kthella.

Të kanë rënë në qafë policët domethënë?”– e pyeti sërish Kurti.

“Sigurisht që po..! E kush mund të më bjerë në qafë mua,”– tha modelja më pas duke mos qenë shumë e qartë.

Kejvina Kthella është në një lidhje me Redjan Rrajën, të vetmin person që është pas hekurave për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Lidhja e modeles me të arrestuarin u zbulua pasi kjo marrëdhënie është përdorur si alibi nga Rraja, teka i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa kohë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit i mohoi akuzat. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella redjan rraja kejvina kthella redjan rraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Dhjetor 2019, 07:09

TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka nisur të gjejë fustanin e bardhë të nusërisë. Me anë të rubrikës “Ask me”në Instagram, Armina ka treguar se ka filluar t...