Aktualitet

“Vonë e nxorët këtë qenin”, gazatari Elton Qyno ‘nxjerr blof’ Policinë: Nuk e pamë në terren, punuan djemtë me t

9 Dhjetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
“Vonë e nxorët këtë qenin”, gazatari Elton Qyno

Tiranë-“Brandi është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti:”. Kështu u prezantua nga Policia e Shtetit me anë të një video qeni, që sipas tyre ndihmoi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Por për këtë ka reaguar edhe gazetari  i kronikës Elton Qyno, i cili shprehet se qeni Brandi nuk është parë në asnjë nga planet filmike pas tërmetit. Ai shprehet se Policia e Shtetit duhet ta pranojë që ishte shumë poshtë me logjistikë për të menaxhuar situatën e tërmetit.

“Vonë e nxorët këtë qenin. Nuk e pamë në terren dhe në asnjë plan filmik tre ditë pas tërmetit këtë pastorin. Duhet ta pranoni që ishim shumë poshtë me logjistikë, madje dhe me qen në krahasim me Kosovën. Shyqyr që atyre djemve në terren u ka krijuar Zoti duart e këmbët, me thonjë kanë punuar për të gjetur të gjallët.”, shprehet Qyno.

Foto të qenit

 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Shumë shtete si Turqia, Greqia, Italia, Kosova  dhe vende të tjera na ndihmua me ekipet e kërkim-shpëtimit pasi vendi jonë nuk mund ta përballonte i vetëm. Të parët që erdhën në ndihmë për të nxjerrë nga rrënojat viktimat apo të mbijutuarit ishin ekipet nga Kosova.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno tragjedia e 26 nentorit 2019 elton qyno tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll