Politike

Berisha: Edi Rama urdhëron mercenarët e tij të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare

Më tej Berisha tha se Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim dhe të shkelë çdo ligj. 

16 Korrik 2024, 20:42 Nga E. D
Berisha: Edi Rama urdhëron mercenarët e tij të vendosin në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se Kryeminstri Edi Rama urdhëron mercenarët e tij të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Më tej Berisha tha se Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim dhe të shkelë çdo ligj. Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se çdo ditë ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar.

"Miqtë e mi, vetëm beteja është shpresa e fundit e shqiptarëve. Vetëm beteja është rruga e fitores ndaj një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Ndaj një njeriu që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura ushqen një propagandë kundër të vërtetës nga mëngjesi gjer në darkë. Që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura blen deklarata nëpër botë dhe vizita në Shqipëri. Por ne jemi shqiptarë, geni ynë është i pamposhtur. Ndaj dhe ne qëndrojmë të pamposhtur për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve. Qëndrojmë të pamposhtur në sakrificën dhe përpjekjen tonë për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Qëndrojmë të pamposhtur për të shkuar drejt qeverisë teknike sepse me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë. Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë ju dëgjoni vendime që poshtërojnë çdo shqiptar. Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim. Se është i aftë të shkelë çdo ligj. Të shkelë Kushtetutën. Shikoni çfarë bën me Xhaçkën e tij? Shikoni çfarë bën me Erion Veliajn, Ballukun, hajdutët e tjerë? Edi Rama është njëlloj, është si pika e ujit e ndarë në dysh me babanë e tij xhelat, Kristaq Rama, i cili varte kundërshtarët politikë sepse të atilla ishin ligjet e kohës për kundërshtarin. Kurse sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Për faktin e vetëm se ka denoncuar çdo ditë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj, vjedhjet e tij monstruoze, vjedhjet e familjarëve të tij, vjedhjet e ministrave të tij, lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar. Vetëm e vetëm se ka mbrojtur në çdo rast interesin kombëtar. E ka denoncuar atë si argat të Beogradit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll