16 Korrik 2024, 20:10
Nga M.B

HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, ka publikuar ftesën ku lajmëron nisjen e fushatës së tij elektorale të mërkurën më datë 17 korrik. Gjikuria thotë se fton bashkëqytetarët e Himarës në orën 19:30 të ditës së mërkurë në Himarë Fshat.
Në ftesë Gjikuria shton se fton qytetarët e Himarës që të bashkëbisedojnë për vizionin dhe për programin për drejtimin e Bashkisë.

Para disa ditësh, edhe kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, në këto kushte rivali i Gjikurias.
Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.
Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
himara
Politike
16 Korrik 2024, 18:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria për Shtetin, Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkur&e...
Politike
16 Korrik 2024, 18:09
M.B
Edi Rama dhe Linda Rama
TIRANA- Akuzat e opozitës dhe jo vetëm për shndërrimin e ekonomisë në një kënetë ...
Politike
16 Korrik 2024, 17:59
M.B
Mirela Kumbaro, Belinda Balluku dhe Vangjel Tavo
HIMARA- Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi...
Politike
16 Korrik 2024, 16:48
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si presidente e PE. Përmes një reagimi në X...
Politike
16 Korrik 2024, 16:46
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e për institucionet e drejtësisë. A...
Politike
16 Korrik 2024, 16:10
S.B
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta diskutoi lidhur me firmosjen e tetë urdhërarresteve të ...
Politike
16 Korrik 2024, 14:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një deklarate ka reaguar lidhur me raportimin e Altin Dumanit, kre...
Politike
16 Korrik 2024, 14:33
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e në...
Politike
16 Korrik 2024, 14:16
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas njoftimit zyrtar të Proku...
Politike
16 Korrik 2024, 14:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekurset e kreut demokrat, Sali Berishës dhe Jamarbër Mallte...