16 Korrik 2024, 20:29
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se "regjimi", duke nënkuptuar qeverisjen, po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë. Berisha tha po ashtu se PD çdo herë denoncon një gjenocid më masivin të ushtruar ndaj kombit shqiptar në shekuj dhe mijëvjeçarë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama kryen gjenocid duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari që frymëzoni me guximin, me qëndresën tuaj çdo qytetar të lirë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim i faktuar tashmë si pushtimi më i pamëshirë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Si regjimi që po zbraz në mënyrë më të frikshme, më të pamëshirë Shqipërinë nga shqiptarët.
Regjimi që po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë. Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë, çdo javë në qoftë se denoncojmë zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë, ne denoncojmë një gjenocid më masivin të ushtruar ndonjëherë ndaj kombit shqiptar në shekuj dhe mijëvjeçarë.
Ne denoncojmë gjenocidin që narkoshteti i Edi Ramës kryen duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit. Në këtë kontekst, ne nuk heshtim dhe kurrë nuk do reshtim së luftuari për ndryshimin e kësaj gjendje. Për çlirimin e shqiptarëve nga ky regjim. Për çlirimin e shqiptarëve nga kjo katastrofë ekzistenciale që zhvillohet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe vit mbi qenien e tyre.
Dhe që mbulohet nga një propagandë e tmerrshme që u servir shqiptarëve dështimet më të mëdha për suksese. Që u mbulon shqiptarëve vjedhjet që tejkalojnë çdo lloj limiti. Që u mbulon shqiptarëve lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Që u mbulon shqiptarëve grabitjen, plaçkitjen e votës dhe kontrollin e vullnetit të tyre.
sali berisha
Politike
16 Korrik 2024, 20:10
M.B
HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, ka publikuar ftesën ku lajmë...
Politike
16 Korrik 2024, 18:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria për Shtetin, Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkur&e...
Politike
16 Korrik 2024, 18:09
M.B
Edi Rama dhe Linda Rama
TIRANA- Akuzat e opozitës dhe jo vetëm për shndërrimin e ekonomisë në një kënetë ...
Politike
16 Korrik 2024, 17:59
M.B
Mirela Kumbaro, Belinda Balluku dhe Vangjel Tavo
HIMARA- Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi...
Politike
16 Korrik 2024, 16:48
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si presidente e PE. Përmes një reagimi në X...
Politike
16 Korrik 2024, 16:46
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e për institucionet e drejtësisë. A...
Politike
16 Korrik 2024, 16:10
S.B
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta diskutoi lidhur me firmosjen e tetë urdhërarresteve të ...
Politike
16 Korrik 2024, 14:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një deklarate ka reaguar lidhur me raportimin e Altin Dumanit, kre...
Politike
16 Korrik 2024, 14:33
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e në...
Politike
16 Korrik 2024, 14:16
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas njoftimit zyrtar të Proku...