Art&Argëtim

FOTOT/ Në një lidhje me modelen 33 vite më të re, Johnny Depp bën daljen e parë publike me Yulia Vlasova

Ylli i 'Pirates of the Caribbean' ka kaluar në një romancë të re dy vjet pas betejës së tij ligjore me Amber Heard.

16 Korrik 2024, 11:23 Nga S.B
FOTOT/ Në një lidhje me modelen 33 vite më të re, Johnny
Johhny dhe Yulia

ANGLI- Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi është në një lidhje me modelen ruse Yulia Vlasova. Ylli i 'Pirates of the Caribbean' ka kaluar në një romancë të re dy vjet pas betejës së tij ligjore me Amber Heard.

Aktori 61-vjeçar i Hollivudit është parë në një dalje publike me modelen 28-vjeçare, ndërsa ajo ka postuar edhe një foto të tyren së bashku në llogarinë personale në Instagram. Në të, Depp shihet duke e puthur në faqe, ndërsa ajo i jep një puthje kamerës.

FOTOT/ Në një lidhje me modelen 33 vite më të re, Johnny
Johhny dhe Yulia

Burime pranë aktorit konfirmuan për DailyMail se të dy janë në një lidhje, por jo serioze, pasi ata janë takuar herë pas here prej dy viteve të fundit. Modelja jeton në Pragë, ku është aktive në aspektin professional.

FOTOT/ Në një lidhje me modelen 33 vite më të re, Johnny
Johhny dhe Yulia


Ajo u takua për herë të parë me Johnny Depp në Festivalin e 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në gusht 2021, sipas burimeve. Ndonëse në llogarinë personale në Instagram ka publikuar disa foto nga takimet e tyre dhe ndërkohë që publikisht ka shkruar për të se është “një njeri jashtëzakonisht i talentuar dhe një person që frymëzon të tjerët”, Johnny Depp nga ana e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iuliia V (@im__iuliia)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iuliia V (@im__iuliia)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iuliia V (@im__iuliia)

johny depp

Sondazh

Poll