Art&Argëtim

VIDEO/ Nga përdorimi i playback-ut tek performanca e kopjuar, lumë kritikash për paraqitjen e Shakirës në Copa America

Shumë në rrjetet sociale kritikuan shfaqjen e Shakirës për përdorimin e dukshëm të playback gjatë performancës së saj, pasi në disa këngë kishte pak sinkronizim të buzëve dhe muzika tingëllonte tamam si versioni në studio.

15 Korrik 2024, 12:51 Nga S.B
VIDEO/ Nga përdorimi i playback-ut tek performanca e kopjuar, lumë
Shakira

SHBA- Këngëtarja kolumbiane Shakira u ngjit dhe performoi në skenë mes gjithë kaosit gjatë finales së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kolumbisë. Në skenë, ajo performoi disa nga këngët e saj klasike, por disa fansa vunë re se këngëtarja përdori playback në shumicën e këngëve si dhe vunë e re se performanca ishte e kopjuar.

Ajo që fillimisht u paralajmërua si një spektakël 25-minutësh, përfundoi më herët dhe për shumëkënd performanca e këngëtares kolumbiane ishte dërrmuese, e cila përbëhej nga vetëm 4 këngë dhe në disa momente shfaqja u ndërpre.

Shumë në rrjetet sociale kritikuan shfaqjen e Shakirës për përdorimin e dukshëm të playback gjatë performancës së saj, pasi në disa këngë kishte pak sinkronizim të buzëve dhe muzika tingëllonte tamam si versioni në studio. Përveç kësaj, të tjerë vunë në dukje se ishte shumë i ngjashëm me spektaklin e Super Bowl që ajo dha disa vite më parë, si në koreografi ashtu edhe në këngët që ajo zgjodhi për shfaqjen.

shakira kupa e amerikës

Sondazh

Poll