Art&Argëtim

VIDEO/ Kush tha i pari "të dua"? Selena Gomez tregon të vërtetën, zbulon detaje nga marrëdhënia me Benny Blancon

Në video, çifti u ul pranë njëri-tjetrit dhe Benny i dha Selenës disa puthje të ëmbla në krah teksa luanin lojën.

15 Korrik 2024, 13:13 Nga S.B
VIDEO/ Kush tha i pari "të dua"? Selena Gomez tregon të
Selena dhe Benny

SHBA- Çifti i njohur i showbizit Selena Gomez dhe Benny Blanco ndanë disa detaje të reja për marrëdhënien e tyre. Aktorja 31-vjeçare e ‘Only Murders in the Building’ shkoi në TikTok për të ndarë një video të saj dhe producentit 36-vjeçar duke luajtur një lojë virale me pyetje.

Në video, çifti u ul pranë njëri-tjetrit dhe Benny i dha Selenës disa puthje të ëmbla në krah teksa luanin lojën. Gjatë lojës, ata ranë dakord që Selena kishte më shumë gjasa të binte në gjumë gjatë një filmi dhe ranë dakord që Benny ishte ai që hante më shumë.

Selena tha gjithashtu se producentit i duhet më shumë kohë për t'u përgatitur në mëngjes, por ai nuk mendoi kështu. Selena më pas zbuloi se ishte ajo që tha e para "Të dua".

Përsa i përket romanticitetit, çifti nuk ndante dot mendjen duke lënë të kuptohet se që të dy janë romantikë. Ndërsa gjithashtu nga video u zbulua se Benny ishte ai që bëntë punët e shtëpisë.

selena gomez benny blanco

Sondazh

Poll