Art&Argëtim

"Mirë se erdhe në shtëpi, Bleta"/ Bebe Rexha pjesë e Sunny Hill Festival 2024: Kosovë po vij...

Lajmin e bëri të ditur vetëm pak orë më parë llogaria në Instagram e festivalit.

15 Korrik 2024, 15:38 Nga S.B
"Mirë se erdhe në shtëpi, Bleta"/ Bebe Rexha pjesë
Bebe Rexha

KOSOVË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill 2024. Lajmin e bëri të ditur vetëm pak orë më parë llogaria në Instagram e festivalit.

Në mbishkrimin e postimit shkruhej: Për herë të parë ndonjëherë. E jona @beberexha do të japë një performancë për njerëzit në vendlindjen e saj. Hitet e saj në krye të listave do të na bëjnë të kërcejmë gjithë natën! Mirë se erdhe në shtëpi, Bleta.

Rexha nuk vonoi, dhe ripostoi sërish të njejtën foto me tekst: Kosovë po vij! 25 korrik!

Bebe pritet të dhurojë një perfomancë elektrizuese siç ka bërë në çdo skenë ndërkombëtare. Sunny Hill Festival do të zhvillohet këtë vit në Kosovë, në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

sunny hill ne prishtine sunny hill festival bebe rexha

Sondazh

Poll