Art&Argëtim

FOTO/ Më bashkë se kurrë, Jennifer Lopez krah për krah me vajzën e Ben Affleck

Dyshes iu bashkua shoqja më e mirë e Violet, aktorja Cassidey Fralin.

15 Korrik 2024, 17:00 Nga S.B
FOTO/ Më bashkë se kurrë, Jennifer Lopez krah për krah me
Jennifer dhe Violet

SHBA- Aktorja Jennifer Lopez dhe vajza e bashkëshortit të saj Violet Affleck po kalojnë kohë së bashku. Këngëtarja 54-vjeçare, u pa duke ecur krah për krah me vajzën 18-vjeçare të Ben Affleck, Violet, teksa po dilnin në Southampton, N.Y.

Lopez dhe Violet i hodhën krahët e tyre rreth njëra-tjetrës ndërsa u shfaqën duke hyrë në restorantin 75 Main. Dyshes iu bashkua shoqja më e mirë e Violet, aktorja Cassidey Fralin.

FOTO/ Më bashkë se kurrë, Jennifer Lopez krah për krah me
Jennifer dhe Violet

Një burim i thotë PEOPLE se Lopez dhe Violet gëzojnë vërtet një shoqëri të mirë mes njëra-tjetrës.

“Ato të dyja duken shumë të lumtura që po kalojnë këtë kohë së bashku dhe thjesht po shijojnë momentin” thotë burimi.

Lopez kishte veshur një fustan të zi të gjatë, ndërsa mbante një çantë Hermes së bashku me një palë syze dielli të mëdha. Ndërkohë në të njëjtën ditë në Los Angeles, Ben u fotografua i vetëm duke bërë xhiro me motoçikletën e tij në anën e kundërt të bregut.

FOTO/ Më bashkë se kurrë, Jennifer Lopez krah për krah me
Jennifer dhe Violet

Lopez dhe Violet u panë gjithashtu duke blerë veshje në LoveShackFancy në Sag Harbor më 12 korrik, sipas WWD. Të dielën, më 14 korrik, Lopez u pa pa Violet duke lëvizur pas një seance stërvitore ndërsa ajo vazhdonte qëndrimin e saj në Hamptons.

jlo violet affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll