Politike

U zgjodh eurodeputet nga Demokracia e Re, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Fredi Belerit per tu betuar ne Strasburg

Pak ditë më parë, Athina i kërkoi zyrtarisht leje Tiranës që Beleri të shkonte në Strasburg për të marrë pjesë në seancën hapëse të parlamentit të ri europian.

14 Korrik 2024, 10:55 Nga M.B
U zgjodh eurodeputet nga Demokracia e Re, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Fredi
Fredi Beleri

TIRANA- Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian. Pak ditë më parë, Athina i kërkoi zyrtarisht leje Tiranës që Beleri të shkonte në Strasburg për të marrë pjesë në seancën hapëse të parlamentit të ri europian.

Njoftimi i plotë:

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri

Sondazh

Poll