Politike

"Kërkohet që të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve!" Atentati ndaj Trump, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal

Berisha ka shtuar se i shpreh Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane solidaritetin e tij dhe të Partisë Demokratike  dhe se lutet për shërim të shpejtë të tij.

14 Korrik 2024, 10:22 Nga M.B
"Kërkohet që të mposhtin vullnetin e lirë të
Donald Trump

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me atentatin ku mbeti i plagosur ish-Presidenti amerikan, Donald Trump. Berisha ka shkruar se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt ndaj Trump si një akt me të cilin, sipas tij, kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

Berisha ka shtuar se i shpreh Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane solidaritetin e tij dhe të Partisë Demokratike  dhe se lutet për shërim të shpejtë të tij.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

Atentat kundër Presidentit Donald Trump.

Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Predidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpjetë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor.

donald trump

Sondazh

Poll