Aktualitet

Dëmet nga tërmeti/ Miratohet qiraja për një vit edhe për të prekurit në Lezhë

8 Dhjetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti/ Miratohet qiraja për një vit edhe

LEZHË- Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Vendimi u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak, ashtu sikurse ndodhi edhe me Durrësin dhe Tiranën. Sipas këtij vendimi, familjet e prekura që do të zhvendosen, do përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare.

Qiraja për strukturën e apartamentit 1+1 është 10.000 lekë, 2+1 është 14.000 lekë dhe për 3+1 është 18.000 lekë. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës duhet të depozitojnë pranë Bashkisë së Lezhës, formularin e aplikimit, aktin e konstatimit të gjendjes fizike të objektit, certifikatë familjare dhe nr. e llogarisë bankare.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet miratohet qeraja per te prekurit e termetit situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 miratohet qeraja per te prekurit e termetit situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll