Aktualitet

E dëmtoi tërmeti, shembet godina 15 në “Qytet Studenti”, pritet rrëzimi i 2 të tjerave

8 Dhjetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
E dëmtoi tërmeti, shembet godina 15 në “Qytet

Tiranë– Ditën e sotme është shenbur në “Qytet Studenti” godina nr. 15, e cila banohej nga familjarë prej shumë vitesh, pasi pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi familjarët nxorën të gjitha orenditë jashtë, fadroma nisi shembjen e godinës.

Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksplozivë. Kjo gjë po bëhet me qëllim, shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë.

Ndërkohë që në “Qytet Studenti” do të shemben edhe dy godina të tjera, ajo 18 dhe 19, të cilat janë cilësuar nga ekspertët si banesa të pabanueshme.

Ndërsa në orën 13:00 pritet që të shembet pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja.

Në ditët e fundit janë shembur disa banesa me shpërthim të kontrolluar në qytetin bregdetar. Ky aksion i IKMT-së do të shtrihet në të gjithë zonat e prekur nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembet godina 15 në tiranë tragjedia e 26 nentorit 2019 shembet godina 15 në tiranë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll