Sport

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaïfi, do të vrapojë me flakën olimpike të “Paris 2024”!

Sipas informacioneve të Le Parisien, presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser al-Khelaïfi duhet të mbajë flakën olimpike më 22 korrik në Vigneux-sur-Seine (Essonne).

13 Korrik 2024, 10:30 Nga DOSJA
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaïfi, do të vrapojë me

FRANCE - Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, duhet të mbajë flakën olimpike më 22 korrik, në qytetin Vigneux-sur-Seine, në Essonne, sipas informacioneve nga Le Parisien.

Ai që është edhe president i beIN Media Group duhet të mobilizojë edhe një forcë të konsiderueshme policore, pasi sigurinë e stafetës duhet ta sigurojnë 250 policë. Një takim mbi sigurinë është planifikuar në bashkinë e Vigneux për të ratifikuar sistemin, të mërkurën e ardhshme.

Atë ditë, Al-Khelaïfi mund të takonte Sébastien Haller, një vendas i rajonit që filloi të luante futboll në FCO Vigneux. Një nga pishtarët pritet të jetë edhe ish-lojtari i Dortmundit, klubi i cili humbi nga PSG në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (1-0, 1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll