Art&Argëtim

VIDEO/ Iu pushua çështja gjyqësore, lot dhe përqafime, ja si reagoi Alec Baldwin pas vendimit

Gjykatësja vendosi gjithashtu se kjo lloj padie nuk mund të ngrihet sërish ndaj Baldwin.

13 Korrik 2024, 11:55 Nga S.B
VIDEO/ Iu pushua çështja gjyqësore, lot dhe përqafime, ja
Alec Baldwin

SHBA- Aktori amerikan Alec Baldwin shpërtheu në lot në momentin kur u pushua çështja e “Rust”. Baldwin u pa duke qarë edhe para se gjyqtarja Mary Marlowe Sommer, që kryesonte gjyqin në Santa Fe, Nju Meksiko, të mund të përfundonte fjalët e saj përmbyllëse duke hedhur poshtë çështjen.

Gjykatësja vendosi gjithashtu se kjo lloj padie nuk mund të ngrihet sërish ndaj Baldwin. Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një filmim në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza.

alec baldwin filmi rust

Sondazh

Poll