Art&Argëtim

FOTO+VIDEO/ Kim dhe Khloe Kardashian gati për "dasmën e vitit", shijojnë Indinë pak orë para ceremonisë

Nga ceremonitë e veçanta indiane e deri tek veshja tradicionale, Kim dhe Khloe mesa duket po shijojnë çdo moment pak orë para dasmës.

12 Korrik 2024, 13:19 Nga S.B
FOTO+VIDEO/ Kim dhe Khloe Kardashian gati për "dasmën e
Kim dhe Ambani

INDI- Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Indisë, Mukesh Ambani, do të martohet me Radhika Merchant ditën e sotme dhe Kim Kardashian është ndër të ftuarat së bashku me motrën e saj Khloe. Sipërmarrësja e njohur mbërriti në Indi pak orë më parë, duke e treguar përmes disa fotosh e videosh në Insta Stories.

Nga ceremonitë e veçanta indiane e deri tek veshja tradicionale, Kim dhe Khloe mesa duket po shijojnë çdo moment pak orë para dasmës. Festimet e dasmës fillojnë sot, e premte 12 korrik, me një ceremoni tradicionale hindu dhe do të pasohet nga një pritje madhështore gjatë fundjavës.

FOTO+VIDEO/ Kim dhe Khloe Kardashian gati për "dasmën e
Kim Kardashian

"Dasma e vitit" siç është quajtur tashmë në Indi, do të mbahet në Qendrën e Konventave Botërore të familjes Jio në Mumbai me kapacitet mbi 16,000 njerëz dhe kullën luksoze 27-katëshe të familjes, e cila është prona më e shtrenjtë në botë pas Pallatit Buckingham.

Sipas ekspertëve, kostoja përfundimtare mund të arrijë në 500 milionë paund.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

kim kardashian khloe kardashian anant ambani radhika merchant

Sondazh

Poll