Art&Argëtim

"Vjen dikush t'më marrë?"/ Robert Berisha habit me deklaratën nga Jala: Shita makinën për të paguar shezlongun... (VIDEO)

Me një video të postuar në Insta Story, Berisha tregoi se po pushonte në plazhin e Jalës.

12 Korrik 2024, 15:56 Nga S.B
"Vjen dikush t'më marrë?"/ Robert Berisha habit me
Robert Berisha

JALË- Këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha shprehu me ironi ngritjen e çmimeve të shezlongëve në bregdetin shqiptar. Me një video të postuar në Insta Story, Berisha tregoi se po pushonte në plazhin e Jalës.

I shtrirë në shezlong, ai iu drejtua ndjekësve të tij me një pyetje: A vjen dikush të më marë të hënën këtu në Jalë?

Kërkesa e pazakontë e moderatorit, kishte një shpjegim dhe kjo lidhej me çmimet e kripura të puhimeve në jug të vendit.

Më tej Berisha thotë: Kam ardhur me makinë por nuk e kam më sepse e lash për të paguar shezllonat për katër ditë. Nuk kisha lekë, pushimin po e bëjmë si njerëz por makinë nuk kam më.

Më këto fjalë, kuptohet se këngëtari kishte për qëllim vënien në dukje me ironi të rritjes së çmimeve të pushimeve në Jalë.

robert berisha jale shezlong bregdeti shqiptar

Sondazh

Poll