Art&Argëtim

FOTO/ Ra nga lartësia teksa bënte selfie, përfundon në spital ish-miss Maqedonia, thyen 11 brinjë

Ish-missi ndodhet aktualisht në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.

12 Korrik 2024, 17:54 Nga S.B
FOTO/ Ra nga lartësia teksa bënte selfie, përfundon në
Emilija Rozman

OHËR- Ish-miss Maqedonia, Emilija Rozman ka pësuar një aksident të rëndë teksa bëntë selfie në Ohër. Bëhet me dije se Rozman ka rënë nga një lartësi prej shtatë metrash, ku për pasojë theu 11 brinjë.

Ish-missi ndodhet aktualisht në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm. Ajo ka shpjeguar në Facebook se si ndodhi aksidenti.

FOTO/ Ra nga lartësia teksa bënte selfie, përfundon në
Emilija Rozman

“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në “Gjirin e Kockave” në Ohër, gjatë të cilit rrëshqita, pjesërisht për shkak të ngathtësisë, pjesërisht për shkak të vlerësimit të keq të hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetente, kështu që rashë nga rreth shtatë metra dhe theva 11 brinjë. Në këtë proces m'u dëmtuan edhe mushkëritë.” tha Rozman.

FOTO/ Ra nga lartësia teksa bënte selfie, përfundon në
Emilija Rozman

Policia në deklaratën zyrtare njoftoi: SVR Ohër raportoi se E.R. (32) nga Shkupi, teksa po fotografohej pranë gardhit metalik të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i eshtrave” në afërsi të fshatit Peshtani të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda. Ajo me mjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, ku është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

emilija rozman miss maqedonia oher

Sondazh

Poll